Arkëtoi 50 milionë euro për dy futbollistë, njihuni me “djalli” që u kthye në “engjëll”

0
224

Pas shitjes së Keitas te Monako, Lacio të gjitha paratë e arkëtuara i investoi për të sjellë në Romë Neton (17 vjeç ) dhe Zhordaon (20 vjeç), dy talente të Bragës, por që ishin objektiva të Barcelonës dhe Arsenalit.

Igli Tare, me një operacion të shpejtë, i siguroi për 15 milionë euro, por duke parë potencialin e tyre shumë shpejt mund të vlejnë dyfishin e shumës. 16 milionë të tjera u investuan për Nanin, 31-vjeçari që përpara disa vitesh ishte një ëndërr e Interit dhe Roberto Mançinit.

Nani

Shumë e konsiderueshme për një klub si Lacio, praktikisht gjysma e borderosë investohet në merkato, ku mjafton të kujtojmë se në nivel pagash bardhekaltrit lundrojnë tek 70 milionë euro.

Me merkaton e futbollistëve që sapo u mbyll, një vend nderi i takon Igli Tares, drejtuesi, i cili, falë punës dhe zgjuarsisë së tij, ndërton prej vitesh fatet e Lacios. I ardhur në bordin e Lacios në vitin 2008 duke pasur një emër tjetër të madh si Valter Sabatini, shqiptari diti të fitonte zemrat e tifozëve bardhekaltër falë yjeve të sjella në “Olimpico”.

arketimet

Besimi i presidentit Klaudio Lotito falë milionave të arkëtuara nga Lacio ishte një tjetër arritje e Tares pas 9 vitesh në Romë. Kataldi i promovuar nga ekipi i parë përpara dy vitesh, Klose apo edhe Keita janë ndër shembujt kryesorë të punës së ish-sulmuesit kuqezi në kryeqytetin italian.

Kur paratë kalonin në plan të dytë, miqësitë e Tares që si futbollist luajti në disa klube europiane ndihmonin Lotiton të gëzonte suksese në rang sportiv, por edhe ekonomik. Miroslav Klose përbën një tjetër sukses në kurrikulimin e Igli Tares.

Tare - Klose

Largpamësia e tij po vazhdon të japë fryte, Felipe Anderson dhe Bilja erdhën për rreth 20 milionë dhe vetëm këtë verë argjentinasi u solli bardhekaltërve një plusvalencë fantastike duke parë moshën dhe kostot e futbollistit në Romë. Braziliani Anderson vlen të paktën 40 milionë.

Lista e suksesshme e Tares vazhdon me De Vrij (6,5 milionë euro), Parolo (5.5), Basta (500 mijë euro), Hentileti (750 mijë euro), pa harruar Strakoshën dhe Berishën apo lojtarë pa kosto transferimi si Xhorxheviç. Hernanes dhe Keita, të ardhur për shuma shumë herë më të ulëta sesa transferimet e tyre tek Interi dhe Monako, janë “qershia mbi tortë” e një fenomeni të merkatos si Igli Tare.

tare - Imobile

Për t’u përmendur vlen se falë shqiptarit, Lacio arkëtoi rreth 50 milionë euro për dy futbollistë që kishin kontratat në prag skadence. Bastet e radhës janë portugezët e sipërpërmendur, por edhe Lukas Leiva, i cili ndoshta nuk do të shndërrohet në një shitje bombastike, por të paktën në nivel taktik garanton një mbulim cilësor në rolin që i përkiste Biljas.

Lacialët s’e donin, tani e adhurojnë

Kur Igli Tare pasoi Sabatinin, hasi në kundërshtimin e tifozërisë së Lacios. Përkeqësimi i raportit arriti në vitin 2014 kur Tare bleu De Vrijn, me tifozët që kërkonin Astorin, i cili përfundoi te rivalët e Romës.

De Vrij Lacio

Në tri vite distancë, Tare merr një kënaqësi të dyfishtë, pasi mjafton të shohim se Astori te Fiorentina vlen 6 milionë euro teksa kartoni i De Vrij për Lotiton gjatë kësaj vere vlente 40 milionë euro.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here