Mes dëshmive të shumta pas krimit të rëndë që tronditi dje Tiranën, kur gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës u ekzekutua me dy plumba nga ish-bashkëshorti, vjen edhe ajo një prej mësueseve të fëmijëve të viktimës.
Një një prononcim të shkurtër për “BalkanWeb” dhënë gazetares Klodjana Lala mësuesja e ka portretizuar gjyqtaren si një nënë të kujdesshme, e grua të shkëlqyer që interesohej vazhdimisht për ecurinë e djalit dhe vajzës.
“Ajo ishte një grua dhe një nënë e shkëlqyer. Kujdesej vazhdimisht për fëmijët”,- thotë mësuesja.
E tronditur nga gjithë ajo që ndodhi, ajo nuk nguron të pranojë se të atin e fëmijëve nuk e ka parë kurrë në shkollë.
“Ish-bashkëshorti i Fildezes, babai i fëmijëve nuk është parë kurrë në shkollë, nuk e njoh”,- shtoi mësuesja.