Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se kanë përgatitur “përgjigje të ashpër” kundër veprimit të SHBA-ve për mbylljen e dy godinave të konsullatave në New York dhe të kryekonsullatës së Rusisë në San Francisco, raporton AA.
Në një aktivitet me stutentët e Universitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) i cili është i lidhur me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Lavrov ka bërë vlerësime në lidhje me veprimin e ri diplomatik të SHBA-ve kundrejt Rusisë.
Pasi ka vënë theksin se procesi i sanksioneve të ndërsjella mes SHBA-së dhe Rusisë ka filluar nga administrata Obama dhe jo nga Rusia, ministri Lavrov tha se “Qëllimi i atyre që nisën këtë proces sanksionesh ishte që të pengonin premtimet e presidentit amerikan Donald Trump për normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-ve”.
Ndër të tjera duke vënë theksin se janë duke vlerësuar kërkesën e SHBA-ve në lidhje me mbyllljen e dy godinave të konsullatave në New York dhe të kryekonsullatës së Rusisë në San Francisco, Lavrov tha se “Po përgatisim një përgjigje të ashpër kundër veprimit të SHBA-së”.
Administrata amerikane ka njoftuar se i kishte dhënë afat dy ditë Rusisë për mbylljen e dy godinave të konsullatave në New York dhe të kryekonsullatës së Rusisë në San Francisco.