Të tronditur, me dhimbje e lot në sy, dy fëmijët, vajza 16-vjeçare, djali 14-vjeçar, prindërit e të afërmit do të përcjellin sot për në banesën e fundit gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Fildeze Hafizin, që u nda nga jeta pa dëshirën e saj. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:00 në varrezat e Sharrës.
38-vjeçares jetën ia mori ish-bashkëshorti, që e ekzekutoi dje me dy plumba brenda makinës së saj, për shkak se gjyqtarja nuk pranonte t’i rikthehej bashkëjetesës me të. Dy vite më parë ajo i kishte dhënë fund vuajtjeve dhe dhunës së vazhdueshme nga ish-bashkëshorti tregtar dhe jetonte e vetme me dy fëmijët. Por dje Fadil Kasemi, 53-vjeçari që përfitoi nga amnisita një vit më parë, nuk mendoi as për ata të dy, kur zbrazi dy plumba mbi zonjën që vinte drejtësi.