Rrëfimi i Balliut: Nuk e dija që isha shqiptar, nga Barça më largoi Dani Alvesh

0
166

Ivan Balliu as nuk e kishte imagjinuar në kohën kur luante me të rinjtë e Spanjës që një ditë do të përfaqësonte Shqipërinë. Mbrojtësi i djathtë i Metzit që ka mbushur 25 vjeç u grumbullua nga trajneri Kristian Panuçi dhe diçka e tillë ishte surprizuese për lojtarin në prag të sfidave me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë.

Por, historia e tij është shumë pak a shumë kurioze. Balliu nuk e dinte që rrënjët e tij i kishte shqiptare, por Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi që lojtari kishte prejardhje shqiptare dhe në këtë mënyrë mund të përfaqësonte Kombëtaren kuqezi.

“Në prill më telefonuan dhe pata një takim me presidentin Armand Duka. Më pyetën për rrënjët e mia. Kjo gjë është tipike shqiptare. Pastaj nisën kërkimet dhe rezultoi që nga ana e babait kisha prejardhje shqiptare. Diçka të tillë nuk e dija, sepse kisha humbur kontaktet me këtë pjesë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për gazetën “Marca”.

Ivan Balliu

Mirëpo, ai mund të debutonte më parë me këtë fanellë. “Fola me ish-trajnerin De Biazi përpara sesa ai të largohej. Më kërkoi për ndeshjet e luajtura në qershor, por për çështje dokumentacioni nuk munda”, tregon ai.

SHUMË I LUMTUR- Grumbullimi i tij me Shqipërinë nuk është rastësi. Kuqezinjtë që arritën për herë të parë një kualifikim historik në “Euro 2016” u prezantuan në Francë me 11 “të huaj”. Pesë lojtarë ishin shqiptarë të Kosovës, katër me pasaporta zvicerane, njëri shqiptar i Maqedonisë dhe njëri që ka pasaportë gjermane.

balliu

Në atë kohë, Ivan Balliu u shndërrua në një nga debutuesit më të mirë të kampionateve më të rëndësishëm në Europë. Luajti 27 ndeshje me Metzin në Ligën e parë franceze. Pavarësisht se nuk shënoi asnjë gol dha 5 asiste për shokët e tij duke spikatur dhe duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.

“Jam duke punuar shumë mirë. Të gjithë po më ndihmojnë që të rritem dhe të përmirësohem. Jam shumë i lumtur që u grumbullova në Kombëtare. Për mua është një hap shumë i rëndësishëm. Të jesh pjesë e një ekipi kombëtar të shton një plus më shumë si lojtar.

Balliu Ivan Metz

Do të luaj ndeshje të mëdha, kundër ekipeve të mëdha dhe kjo më bën shumë të lumtur”, tha Balliu. Do ta grumbullonte De Biazi, por në mënyrë kurioze do ta stërvitë një ishmbrojtës i djathtë si Kristian Panuçi që ka luajtur edhe në La Liga.

“Nuk kemi folur ende në mënyrë private. Kemi folur më shumë në nivelin kolektiv, por e shoh të karikuar”, tha ai. Shqipëria ndodhet e treta në Grupin G dhe ka objektiva të qarta.

“Trajneri do t’i japë një imazh shumë të mirë këtij ekipi dhe të luajmë në mënyrë të bukur. E dimë që të shkojmë në Botëror është thuajse e pamundur, por duhet të punojmë për të përgatitur eliminatoret e Europianit. Kemi lojtarë shumë të mirë”, siguron Balliu.

SPANJA DHE BARÇA- Në muajin e ardhshëm, Balliu do të luajë një ndeshje shumë speciale. Shqipëria do të vizitojë Spanjën dhe më pas do të luajë me Italinë. “Janë ekipet më të forta të grupit. Ndeshja kundër Spanjës do të jetë shumë speciale për mua.

Kam miq të mirë në këtë ekip. Kam luajtur me ta dhe shpresoj që t’i takoj sërish në fushën e lojës. E kam fjalë për Bartra, Serxhi Roberton, Tiago Alkantarën dhe Iskon. Do të jetë diçka e bukur dhe argëtuese”, tha mbrojtësi. Balliu u krijua në akademinë e Barcelonës dhe luajti me ekipet e moshave që nga 12 deri në 21 vjeç

Balliu Barca

. Ishte kapiten i të rinjve dhe madje arriti të grumbullohej dy herë në fazën përgatitore me ekipin e parë. “Kam udhëtuar me Guardiolën ashtu si me Vilanovën. U jam shumë mirënjohës për atë që kanë bërë për mua. Më ndihmuan, më korrigjuan kur bëja gabime dhe më flisnin për të kuptuar më mirë.

Të bënin të ndiheshe një lojtar i rëndësishëm. Mirëpo vendosa të largohesha nga Barcelona, sepse në atë moment kishte lojtarë si Dani Alvesh dhe Montoja. E kisha shumë të vështirë që të gjeja minuta. Për këtë fakt, vendosa të gjeja një tjetër skuadër”, vazhdoi më tej lojtari kuqezi.

balliu barcelona

MERKATO- Balliu ka pasur shumë kërkesa nga ekipe të ndryshme gjatë kësaj kohe. “Është e vërtetë që më donin në Spanjë. Gallatasaraji gjithashtu i kërkoi ekipit të Metzit informacione për mua, por vendosa të qëndroj dhe ta rinovoj kontratën time për 2 vitet e ardhshme.

Ndihem i rëndësishëm në këtë projekt. Sezoni i kaluar ishte shumë i mirë për mua”, përfundoi ai. Fanella e Metzit nuk është e vetmja që do të veshë në këtë sezon. Balliu tani duhet të mbrojë edhe fanellën e Kombëtares shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here