Goditje e madhe, sekuestrohen 2.3 ton drogë që ishte nisur nga Shqipëria, 2 në pranga

0
306
foto ilustruese

Pak më shumë se 2300 kilogramë drogë është sekuestruar në orët e natës në San Benedetto në Tronto, Itali. Sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë ishte ngarkuar në Shqipëri, ka bërë të ditur zv/prokurori i Ascoli Pieno, Cinzia Piçioni.

Operacioni është organizuar nga Guardia Di Financa ndërsa detajet janë dhënë në një konferencë për mediat të mbajtur në orën 12:00. Sipas zv/prokurores në pranga për këtë sasi të madhe droge janë vënë një shqiptar 24 vjeç dhe një italian 63 vjeç.

Droga e nisur nga Shqipëria dhe e mbërritur natën në Itali, mësohet se ishte shkarkuar në deltën e lumit Tronto dhe më pas e ngarkuar në një furgon. Policia kishte marrë informacione për këtë ngarkesë droge dhe i ka bërë pritë furgonit, ku udhëtonin edhe të arrestuarit.

Brenda tij janë gjetur 40 pako me kanabis sativa. Më pas, motovedetat e Guardia Di Financës të nisura nga Ancona dhe Tronto kanë gjetur në det edhe 73 pako të tjera me kanabis që ishin hedhur nga trafikantët.

Gomonia e drogës ishte larguar me shpejtësi dhe italianët e kanë ndjekur deri në kufirin e ujëra territoriale kroate, ku edhe kanë ndërprerë ndjekjen.

Pranë vendit ku ishte shkarkuar droga janë gjetur edhe 25 bidona benzinë për të furnizuar gomonen.

Dy të arrestuarit janë dërguar në burgun e Marino del Tronto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here