Nga Shkëlzen Berisha
Jo ne emer te Skenderbeut
Myslimanet e kane te ndaluar te falen para statujave (pa dallim nese eshte e Gjergjit apo e sulltanit). Per te respektuar rregullat e besimit dhe mos u lene shteg interpretimeve, mbase here tjeter mund te evitojne sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamise se madhe qe po ndertohet. Por kam nje pyetje per te gjithe ata qe kane reaguar.
A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh? Nese do aplikonin te njejtin standart edhe per vellezerit e tyre nje dite ne vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlere. Ne fund trashegimia e vertete e Skenderbeut eshte bashkimi, jo percarja dhe toleranca eshte kusht themelor per kete”, shkruan Zeni.