Katër persona me një makinë me targa të Kosovës, i kanë zënë rrugën dhe më pas e kanë goditur me sende të forta dhe mjete prerëse. Autorët u larguan në errësirë, ndërsa për ngjarjen policia nisi hetimet. I dëmtuari u dërgua për mjekim në spitalin e Lezhës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjendja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ky është sulmi i dytë që i bëhet ish-oficerit të policisë brenda pak muajsh.
Më 7 Maj të këtij viti, persona të paidentifikuar i vunë flakën makinës së tij, “Mercedez- Benz”, të parkuar në oborrin e prefekturës.
Autorësia e kësaj ngjarjeje ende nuk është zbuluar nga policia. Marku prej disa vitesh kryen funksione të ndryshme në Prefekturën e Lezhës, ndërsa më parë ka kryer funksione të ndryshme në Drejtorinë e vendore të Policisë së Lezhës. /AbcNew