Ansi Agolli dje gjeti rrugën e rrjetës pas tetë vitesh me kombëtaren shqiptare. Ai është kapiteni ynë dhe gjithmonë ka qenë kokulur, pa u përpjekur për të krijuar lajm, por në Elbasan, kundër Lihtenshtejnit, ndryshoi “stil”.
Mbrojtësi i majtë iu “vërsul” medieve me mënyrën se si festoi (“Shshshshttt!” me gisht). Arsyeja? Para ndeshjes, disa gazetarë e pyetën për fundin e karrierës, meqë mosha e tij tashmë është e tillë kur lojtari mendon t’i japë fund me futbollin.