Studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Moikom Zeqo, ka reaguar ashpër lidhur me “mbulimin” e bustit të Skënderbeut gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit në qendër të Tiranës.
Fotoja polemike, e Skënderbeut të mbuluar teksa besimtarët myslimanë kryenin faljen në shesh, foto që pushtoi internetin, simbol i ditës së djeshme, ka ngjallur reagime të shumta nga figura të artit e kulturës në vend.
Studiuesi Moikom Zeqo në postimin e tij, u bën apel shqiptarëve të reagojnë.
REAGIMI I PLOTE
Miqtë e mi shqiptarë. Si mundet vallë që të mbulohet skulptura madhështore e Skënderbeut ditën e një feste fetare? Si mundet, si mundet… zgjohu nga gjumi vetëdije e kombit shqiptar.
E pabesueshme, por e vërtetë. Kujt vallë i vjen turp dhe është alergjik nga figura semantike dhe mbarëkombëtare e Skënderbeut?!