Njerëzit që ecin më ngadalë dy herë më shumë vdesin nga sëmundja e zemrës, thuhet në rezultatet e një studimi të mjekëve britanikë, transmeton KosovaPress.
Specialistët për gjashtë vjet kanë përcjellë 230.000 gra dhe 190.000 meshkuj të moshës prej 39 deri 74-vjeç.
Pjesëmarrësit e eksperimentit rregullisht kanë kaluar nëpër testet fizike, si dhe të gjendjes së përgjithshme të organizmit.
Aty, po ashtu, kanë raportuar edhe për shpejtësinë me të cilën ecin.
Në studim janë marrë parasysh edhe faktorët tjerë, si konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, sëmundjet kronike, statusi i punës. Por, gjëja bazë ishte shpejtësia në të ecur.
Njëkohësisht, shpejtësia e të ecurit nuk është e lidhur me rrezikun e karcinomës.
Por, puna e gjatë ditore, më shumë se 55 orë në javë, shkakton aritminë dhe ngrit rrezikun nga vdekja e parakohshme për 40 për qind në krahasim me ata që punojnë 35 deri 40 orë.