Te adaptoni një regjim ushqimor rigoroz mund te jete një plan dinak për ju, qe jeni mësuar te teproni me çokollata, çdo lloj produktesh industriale te pasura me yndyra dhe sheqerna. Mëngjesi i duhur për tu dobësuar duhet te jete me ushqime mundësisht te bëra ne shtëpi dhe shume ushqime integrale. Frutat nuk mund te mungojnë por ka hapësirë edhe për ndonjë ëmbëlsire.
E Hënë
Mëngjes është i mire për tu dobësuar ju lejon te filloni mire javën, është ai me baze qumështi apo kafe, një frutë dhe tre biskota thekre
E Marte
Ne ditën e dyte te javës, lejojini vetes një cope kek dhe një frutë, zgjidhni një pjeshke, një molle, një banane apo pese qershi. Do te jete një mëngjes shume i mire dietik qe do t’u jap shume energji për te gjithë ditën.
E Mërkurë
Mund te synoni për një gote kos me muesli dhe fruta. Për sa i përket te parave kushtojini vëmendje dhe zgjidhni vetëm ato pa sheqer dhe yndyre, ndërsa për te dytën preferoni manaferrat te cilat kane një përmbajtje te ulet yndyre.
E Enjte
Keni arritur ne gjysmën e javës, mund te zgjidhni një fete kek te bere ne shtëpi me miell integral dhe fruta ose te synoni për dy feta buke shume te thekura me marmelate.
E Premte
Për mëngjesin e te premtes duhet te mendoni qe te ketë si baze ëmbëlsire me miell orizi ose misri. Konsumoni 3-4 feta dhe mund te merrni me vete për ti konsumuar gjate ditës. Ne alternative konsumoni një lëng frutash dhe perimesh për te qëndruar gjithmonë ne forme.
E Shtune
Për tu dobësuar, mëngjesi i shëndetshëm i se shtunës parashikon një filxhan kafe dhe një dore biskota te thata. Ne alternative mund te zgjidhni drithëra për mëngjes por mos e teproni me sasinë.
E Diel
Ne fundin e javës mund ti lejoni vetes një anashkalim. Ne mëngjes konsumoni një filxhan kafe dhe një çokollate te vogël ne alternative mund te konsumoni një fete buke te thekur me marmelate. Por bëni kujdes me porcionet. Nëse dëshironi te përkëdheleni përgatitni një ëmbëlsire light me kos dhe boronica.