Skenaret/ Ç’ndodh nëse Kim Jong Un sulmon SHBA? 5 gjëra që duhet të dini rreth Koresë së Veriut

0
231

Pas testimit të bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut, marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këtë shtet janë vënë sërish në pikëpyetje. Përmes një analize CNN sqaron të gjitha skenarët e mundshme dhe çfarë mund të ndodhë nëse Kim Jong Un vendos të sulmojë.

 

 

SHKRIMI I PLOTE I CNN PERKTHYER NGA BALKANWEB
korejaa
Koreja e Veriut testoi një bombë hidrogjeni të dielën, duke rritur frikën se Pheniani po afrohet ndërtimit të një rakete bërthamore që mund të arrijë deri në SHBA. Arma ishte më e fuqishmja që Koreja e Veriut ka provuar deri më sot, duke dhënë rendimentin eksploziv në 50 ose 120 kilotonë. Për ta kuptuar më mirë, bomba bërthamore e rënë në Hiroshima në vitin 1945 – e cila menjëherë vrau 80,000 njerëz – krijoi një shpërthim prej 15 kilotonë. Ja se çfarë duhet të dini për të krijuar një ide.

Pse po teston Koreja e Veriut një bombë bërthamore?

Një armë bërthamore është mekanizmi përfundimtar i mbijetesës për një regjim të izoluar me pak ndikim dhe pak miq.

Shumë ekspertë besojnë se Koreja e Veriut nuk do ta përdorte si fillim armën e saj. Kim Jong Un e vlerëson mbijetesën e dinastisë së familjes së tij dhe të regjimit komunist. Ai e di se përdorimi i një arme bërthamore do të fillonte një luftë që vendi nuk mund ta fitonte.

Kim Jong Un gjithashtu kërkon me çdo kusht vëmendje ndërkombëtare – dhe një arsenal bërthamor është një mënyrë e garantuar për ta bërë bashkësinë globale të ndalet dhe të mendojë.

“Liderët e Koresë së Veriut e dinë se njerëzit e vdekur nuk kanë nevojë për para dhe besojnë se pa armë bërthamore ata do të jenë njësoj si të vdekurit”, shkroi Andrei Lankov, një profesor në Universitetin Kookmin në Seul të Koresë së Jugut për CNN.

A do të shkojmë në luftë?

Ministri i Mbrojtjes i SHBA James Mattis paralajmëroi për një “reagim masiv ushtarak” ndaj çdo kërcënimi nga Koreja e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara. Kur Presidenti i SHBA Donald Trump po dilte nga një kishë të dielën në mëngjes, ai u pyet nëse ai do të sulmonte Korenë e Veriut. Përgjigja e tij? “Do ta shohim.”

Ndërkohë që SHBA ka një fuqi të fortë zjarri në krahasim me Korenë e Veriut, çdo goditje amerikane në Korenë e Veriut mund të ekspozojë fqinjët si Korenë e Jugut dhe Japoninë me shumë viktima, thonë analistët.
Plus, me dy nisje të raketave me rreze të gjatë këtë vit dhe prova më e fundit me bombë hidrogjeni, territori amerikan tani mund të jetë në rrezik të një sulmi bërthamor.
Ekspertët thonë se është shumë e vështirë të verifikohen pretendimet e Koresë së Veriut, por mundësia e një skenari të tillë e bën rrezikun e ndonjë veprimi ushtarak të paimagjinueshëm.

Çfarë ndodh nëse Kim Jong Un sulmon?
Nëse Koreja e Veriut do të godasë e para – dhe muajin e kaluar, Pheniani kërcënoi të hidhte katër raketa në ujërat jashtë territorit amerikan të Guam dhe më pas lëshoi një raketë mbi Japoni – SHBA ka një sërë arkitekturash mbrojtëse në vend.
Ato përfshijnë sistemin e mbrojtjes kundër raketave THAAD, i cili godet raketat balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi dhe sistemin Aegis të vendosur në anije, i cili mund të ndjekë 100 raketa në të njëjtën kohë dhe t’i godasë ato.
Këto sisteme, të cilat analistët i krahasojnë me teorinë “plumbi del me plumb” mund ta godasë një raketë me një ngarkesë bërthamore pa e shpërthyer atë – edhe pse rrezatimi i emetuar sërish do të paraqiste rreziqe.

Cilat opsione të tjera ka SHBA?
Ato janë dy: Sanksionet dhe negociatat. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është përpjekur të shkatërrojë programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut për më shumë se një dekadë – por me pak sukses.
Për presidentin Trump nuk kanë ngelur shumë opsione, megjithëse ai ende mund të sulmojë naftën bruto – diçka që Koreja e Veriut e eksporton për valutë dhe importon nga Kina, si dhe industria e saj e tekstileve.
Për gjatë fushatës, Trump hodhi mundësinç e bisedimeve me Kim Jong Un por tashmë që ka ardhur në detyrë, tonet e tij janë ashpërsuar për Korenë e Veriut. Të mërkurën, ai u duk se i përjashtonte negociatat, duke theksuar në Tëitter se ” bisedimet nuk janë përgjigjja”.
Pozicioni i SHBA, megjithatë, ka kohë që ka qenë për bisedimet me Korenë e Veriut – por vetëm me kusht që Pheniani të heqë dorë nga programi i saj i raketave bërthamore.
Disa analistë thonë se SHBA duhet të pranojnë një ngrirje – duke e lejuar Phenianin të mbajë raketat e saj bërthamore, por të përmbahet nga testimi dhe zhvillimi i mëtejshëm – duke e vendosur në këtë mënyrë Korenë e Veriut në tryezën e negociatave.
“Kjo është një zgjedhje midis dy të këqijave, dhe në këtë rast të gjitha alternativat e ngrirjes janë me të vërtetë, më të këqijat”, tha Lankov.

Kush tjetër mund të ndihmojë?
Trump ka nxitur Kinën që të frenojë fqinjin e saj të padisiplinuar, por shumë analistë nuk e ndajnë besimin e Shtëpisë së Bardhë në aftësinë e Pekinit për të detyruar ndryshimin nga ana e Phenianit.
Ndërkohë që Kina ka mbështetur vazhdimisht sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut mbi testimin e raketave bërthamore dhe balistike, SHBA a është ankuar vazhdimisht se Pekini nuk po bën mjaft presion ekonomik mbi Phenianin duke kërcënuar kështu me sanksione edhe kompanitë kineze.
“Pavarësisht shpresave të Uashingtonit, Kina nuk do ta zgjidhë problemin e Koresë së Veriut, pavarësisht këmbënguljeve të administrates Trump, shkroi Jennifer Lind, profesoreshë e asociuar e qeverisë në Kolegjin Dartmouth, për CNN muajin e kaluar.
“Kina shqetësohet më shumë për stabilitetin politik në gadishullin Korean. Kinezët druajnë se presioni serioz ekonomik do të rrezikonte të shkaktojë rënien e regjimit të Kim Jong Un, i cili mund të shkaktojë kaos në këtë gadishull dhe të sjellë një sërë problemesh afatgjata”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here