Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse në lidhje me vrasjen e gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi. Ditën e sotme kanë dëshmuar dy prokurore, shoqe të gjyqtares së vrarë.
Prokurorja me inicialet E. N., pohoi se gjyqtarja 39-vjeçare ndihej e frikësuar dhe shpesh herë shprehte shqetësim se ish-burri i saj Fadil Kasemi do ta vriste.
Po ashtu, drama thellohet akoma më shumë, pasi prokurorja shton se kur fëmijët ktheheshin nga vizita tek babai i tyre, ishin të terrorizuar.
“Kur fëmijët iknin të babai ktheheshin të terrorizuar dhe Fildesi i çonte të psikologu”, tha ajo. Sipas shoqes së nënës së dy fëmijëve, arsyeja që çoi Kasemin drejt vrasjes së ish-gruas ishte fakti se kjo e fundit e divorci, pasi sipas saj ai nuk pranonte ndarjen.
Ndërkohë, bazuar nga dëshmia e shoqes së viktimës, Prokuroria do të pyesë edhe psikologen e dy fëmijëve. Sakaq, Fadil Kasemi, i cili aktualisht ndodhet në burg, nga salla e gjyqit u kërkoi falje fëmijëve të tij.