Kim Jong-un po planifikon një tjetër testim raketash, duke iu përgjigjur kështu në myrg të zjarrtë manovrave ushtarake të Koresë së Jugut, ku stimuloheshin sulme me raketa ndaj Veriut .
Këtë mëngjes Korenë e Jugut ka alarmuar mbarë botën pasi njoftoi zyrtarisht se kishte zbuluar shenja se Kim Jong-un ishte duke u përgatitur për të kryer një tjetër nisje raketash.
Ministria koreano-jugore e mbrojtjes tha në një seancë parlamentare se ishte duke parë shenja se Koreja e Veriut po planifikonte të niste të tjera raketa balistike, ndoshta duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale.
“Ne kemi parë shenja të vazhdueshme për të tjera lëshime të raketave balistike. Parashikojmë gjithashtu se Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale”, tha Chang Kyung-soo, një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes.
Ministria e mbrojtjes u thirr nga parlamenti i Koresë së Jugut për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth testit të gjashtë dhe më të madh bërthamor të Koresë së Veriut, i cili u krye ditën e djeshme.
Koreja e Jugut filloi mbrëmë, një stërvitje spektakolare, ku goditi me raketa “caqet e përcaktuara në Detin Lindor” në përgjigje të testit bërthamor të Phenianit.
Gjatë manovrave të fuqishme, dhjetëra raketa janë lëshuar nga avionë luftarakë, dhe disa të tjera janë nisur nga toka.
Stërvitjet e Seulit erdhën pasi SHBA-ja paralajmëroi zyrtarisht se çdo kërcënim ndaj vetes apo aleatëve të tij do të contë në një “reagim masiv ushtarak”.
Burimi:Daily Mail