Villoi shkolla, ja VIP-at që nisën fëmijët në shkollë sot për herë të parë (FOTO)

0
207

Në parashkollor apo në shkollë, këta prindër të njohur shqiptarë janë të emocionuar, sepse i përcjellin fëmijët për herë të parë drejt vendit ku do të marrin dijet e para. Përpara se të panikoni, ju sqarojmë se këta fëmijë e kanë filluar shkollën herët, pasi janë regjistruar në shkolla me sistem perëndimor.

Ami çoi Joelin në parashkollor

Joeli 4 vjeç nisi sot parashkollorin. Ami e shoqëroi duke i shkrepur edhe një foto, në të cilën e uron: “Drita ime e diellit, suksese dashuria e mamit!”

2
Rudina Xhunga dhe Dritan Hila çojnë në parashkollor ‘Pitilushen’

Rudina Xhunga postoi sot në Instagram këtë foto të bashkëshortit me të bijën, të cilën me përkëdheli e thërret Pitilushe, përpara fillimit të ditës së parë në parashkollor. “Vit të mbarë gjithë pitilushet në kopshte dhe shkolla! U bëfshin të mrekullueshëm!”, shkroi në Instagram Rudina.

3
Djali i Ledina Çelos është rritur, s’lejon ta marrin nga shkolla

Duke qenë se jetojnë në Gjermani, djali i madh i Ledina Çelos e nisi shkollën ca më herët se fëmijët që jetojnë në Shqipëri, që në gusht. Por Erlisi u ndje i rritur që sa vuri këmbë në shkollë, pasi pastaj nuk pranonte ta merrnin prindërit me makinë; donte të bënte qejf me fëmijët e tjerë, në autobus.

4
Vajza e Ermal Fejzullahut s’do të lërë askënd të flasë para saj

Buna, vajza e madhe e Ermal Fejzullahut është gjithashtu më e hedhura nga tre fëmijët e tij. Në intervista ajo flet gjithmonë e para, kështu që e marrim me mend ç’do u punojë në shkollë mësueseve apo shokëve të klasës. Ajo sot nis shkollën dhe Ermal Fejzullahu s’mund të mos postonte një foto në Instagram, ku e uron për nisjen e një viti të ri shkollor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here