Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Artan Fuga zbulon letrën që i dërgoi Kryeministrit Rama

0
191

Në një lidhje telefonike me News24, akademiku dhe filozofi Artan Fuga ka zbuluar letrën që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

 

 

“Unë i kam bërë një letër Ramës, dhe i kam thënë ju po alokoni fonde për një projekt fiktiv. Akademikët nuk kanë qenë të përgatitur për reagimin e z.Rama. Sot dhe nesër ata do jenë në proces reflektimi, kur shoqëria nëpërmjet zërit të saj do kritikojë. Rama do ta ketë pjekurinë t’i lërë Akademisë disa ditë kohë të reflektojë këtë gjendje të re. Midis akademikëve ka potenciale, që po të çlirohen nga presionet, do të mund të kontribuojnë,” tha Fuga.

Akademiku gjithashtu shprehu mendimin e tij në lidhje me kërcënimin e sotëm të Ramës se do të priste buxhetin nëse zgjedhjet në Akademinë e Shkencave do të ishin një farsë.

Ka një bazë etike dhe është në kushtetutën e vendit dhe në rregullat e një shoqërie. Buxheti i shtetit alokohet kundrejt një produkti. Nëse ky njeri nuk bën punën e vet, i ndërpritet paga. Ashtu duhet t’i thotë çdo institucioni të kalbur, që s’duhet të të paguaj. Rama është i detyruar ta bëjë,” tha Fuga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here