Maqedoni – Shqipëri në Strumicë/ Policia do të ruajë përgjatë gjithë ndeshjes sektorin kuqezi

Në një lidhje direkte nga Strumica për “Sportnews” gazetari i “News 24” Jeton Selimi ka raportuar se tifozët shqiptarë kanë ndjekur përgjatë gjithë ditës një rrugë të caktuar nga policia për të mos irrituar vendasit apo për të mos shkaktuar incidente.

 

 

“Prania e tyre në qytet nuk do të irritojë banorët. Kanë një rrugë të caktuar nga policia se ku do kalojnë.”

Ndërkohë të gjithë biletat në dispozicion të tifozërisë shqiptare janë shitur.

“450 biletat e shqiptarëve janë të ezauruara. Nuk dihet nëse do të ketë më shumë tifozë shqiptare pasi mund të kenë blerë bileta nga pala maqedonase. Gjithsesi të gjithë biletat e vëna në dispozicion nga FSHF janë blerë nga tifogrupet.”

Ndërkohë Forcat Rendi do të vendosen në sektorin e shpitarëve për të mos krijuar përplasje apo irritim me ato maqedonas.

“Forcat e Rendit janë shumëfishuar, do vendosen tek sektori i shqiptarëve, që të mos ketë irritim apo përplasje me tifozët maqedonas.”

Gazetari i “News 24” gjithashtu raportoi se stadiumi i Strumicës është i një niveli të ulët dhe aspak i denjë për sfida të tilla.”

“Është një stadium i një niveli shumë të ulët. Të vjen keq që sfida të këtij niveli luhen në të tillë stadiume.”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko