“Vullneti i qartë politik i atyre që qeverisin, që kanë përgjegjësi të madhe për rezultatet e ardhshme, ata që janë zgjedhur për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve. Të investojnë me dialog politik. Shqiptarëve i kanë ardhur në majë të hundës zënkat”
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, 3 vite pasi Shqipëria listohet si një nga vendet kryesore të prodhimit të kanabisit, pranoi ditën e djeshme këtë fenomen. Pas një sërë raportesh të ndërkombëtarëve që evidentonin rritjen e kultivimit të kanabisit dhe drogës në Shqipëri dhe denoncimeve të opozitës, Ambasadorja vetëm ditën e djeshme foli për luftën që duhen bërë ndaj këtij fenomeni. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit Vlahutin tha se Lufta kundër drogës dhe sundimi i ligjit janë prioritet kryesore të Shqipërisë, dhe kusht për çeljen e negociatave për në BE. Ambasadorja deklaroi se gjerat në Shqipëri duhet të ndryshojnë para se vendi të futet në Bashkimin Europian. “Asgjë nuk ndryshon pasi të hyni në BE, gjerat duhet të ndryshojnë përpara se të futeni në BE. Ky proces varet nga vendosmëria për të ndryshuar sundimin e ligjit. Zgjedhjet i kemi lënë pas, dhe për çeljen e negociatave muajt e ardhshëm do të jenë kyç. Mendoj se është e qartë se çfarë do ndodhë me prioritet kryesore. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër drogës janë prioritete kryesore,” – tha Vlahutin. Ambasadorja e Bashkimit Europian kërkoi nga dialog politik nga palët duke theksuar se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës zënkat e politikanëve. Ajo theksoi se asnjë interes privat nuk mund të jetë më i madh se interesi i vendit. “Procesi i anëtarësimit dhe qeverisja e mirë kërkojnë nivele më të larta të kapaciteteve teknike dhe dialogut brenda shoqërisë. Vullneti i qartë politik i atyre që qeverisin, që kanë përgjegjësi të madhe për rezultatet e ardhshme, ata që janë zgjedhur për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve. Të investojnë me dialog politik. Politikë e mirë do të thotë edhe konkurrencë me ide. Asnjë interes privat e publik nuk mund të jetë më i madh se interesi i të gjithë vendi. Shqiptarëve i kanë ardhur në majë të hundës zënkat,” – tha ambasadorja.
Qëndrimi
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Integrimit, Ambasadorja e Bashkimit Eurpopian, Romana Vlahutin tha se Brukseli ka vendosur Ballkanin Perëndimor në prioritet e integrimit në BE. Sipas Ambasadores, BE është e përkushtuar në përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit në Unioni, pasi këto vende të ketë plotësuar reformat dhe të jenë gati. “ Komisioneri Hahn riafirmoi që komisioni të marrë në konsideratë hapat drejt integrimit pasi Vettingu të veprojë. Unë sapo jam kthyer nga Brukseli nga takimi i ambasadorëve, Mogherini e ka vendosur Ballkanin Perëndimor në prioritet e integrimit në BE. Është e rëndësishme të dimë që BE është i përkushtuar në përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit, pasi ato të jenë të gatshme, përfshi edhe Shqipërinë, pasi të kenë plotësuar reformat, të cilat do të sjellin një cilësi jete më afër Europës,” – deklaroi Vlahutin në fjalën e saj.