Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi ishte paralajmëruar edhe më herët por jo vetëm një herë.

0
280

 

TIRANË- Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi ishte paralajmëruar edhe më herët por jo vetëm një herë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” letrën që babai i Fildez Hafizit, Benjamin Hafizi i kishte dërguar Ministrit të Drejtësisë një vit më parë. Në letër i moshuari i kërkon ministrit të mbrojë vajzën e tij.
“Jeta e Fildesit është në rrezik. Merreni në mbrojtje Fildesin”, shkruhet ndër të tjera në letër.
Fildez Hafizi, 39 vjeçe u vra nga ish-burri i saj Fadil Kasemi më 31 gusht, pak metra larg banesës së saj. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa punonte si gjyqtare në Shkodër. Hafizi ishte divorcuar dy vjet më parë nga 53-vjeçari por mes tyre kishin vijuar konfliktet.
Pak muaj pas divorcit, Kasemi kishte shkuar në Golem ku ajo ndodhej për pushime me nënën dhe dy fëmijët dhe e kishte dhunuar dhe tentuar ta vriste, ndërkohë që Fildez kishte marrë edhe një urdhër-mbrojtje. Ai ishte arrestuar dhe kishte bërë 11 muaj burg për armëmbajtje dhe dhunë në familje, pavarësisht se ishte dënuar me 3 vjet heqje lirie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here