“Arrestoni osmanin barbar!”, myftiu i Tiranës i përgjigjet flakë për flakë Spartak Ngjelës

0
186

Pas thirrjes së fortë të avokatit Spartak Ngjela që të arrestohej myftiu Ylli Gurra lidhur me debatin pas ‘mbulimit’ të monumentit të Skënderbeut, vjen reagimi i këtij të fundit.

Një interviste për “Panorama”, Myftiu Ylli Gurra thotë se deklaratat të cilat Ngjela i referohet nuk i përkasin as atij vete, as vëllait te tij biologjik, Mehdi Gurra.

“E para unë s’kam ndonjë vëllazëri biologjike me Mehdi Gurrën që është nga një fshat i Tiranës, unë jam Ylli Faik Gurra nga Dragostunja e Librazhdit dhe avokati, për arsye nuk di se çfarë të vetat në raport me politikën, bën thirrje për ndasi dhe për myslimanë turq dhe ortodoksë grek por nuk ka asnjë lloj vërtetësie në këtë mes. Ne kemi qenë dhe jemi krenar që të jemi shqiptar.

S’kam pse të jap shpjegime sepse ai ka folur broçkulla që në fillim të herës. Nenet që ai ka referuar i duhet me i lexuar për veten se s’ka lidhje aspak. Në videon që avokati pretendon as nuk jam unë dhe nuk është vëllai im biologjik. Se di me sa gjykim ngrihet dhe bën thirrje për arrestimin dhe krahasimet që mund të bëje ai. Problemet e pritshmëritë e tij politike mos t’ja faturojë figurave publike. Të kishte lodhur veten të kishte pyetur dikë se kush është ky zotëria. Dihet kush jam dhe nga jam unë.
Po aq groteske ka qenë edhe ajo e Kastriot Myftarajt.

Do më duhet ta kallëzoj, se si ngrihet e flet kështu, aq më tepër zotëria në fjalë që pretendon se është një nga flamurtarët e demokracisë e fjalës së lirë, një përbaltje deri në ekstrem. Sigurisht do ta padis sepse vërtet ka qenë i tepruar. Se di për cfarë shkelje të ligjit pretendon se deklarimi s’është i imi”, tha Gurra për “Panorama”.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Ngjela pohoi se myftiu i Tiranës ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka fyer shqiptarët në vendin e vet, ndërsa e cilësoi Gurrën ‘një barbar osman’ tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here