Molla është një frut në forma dhe ngjyra të ndryshme.
Ato gjenden në treg përgjatë gjithë vitit dhe përfaqësojnë një burim të jashtëzakonshëm polifenoli (rreth 22% e sasisë së nevojshmë i marrim nga ky frut). Por tek mollët janë të pranishme edhe sasi të konsiderueshme flavonoidësh.
Nga një studim i kohëve të fundit, janë nxjerrë 12 kg flavonoide nga rreth një kuintal mollë të kuqe, të marra në studim me gjithë lëkurë. Gjithashtu kërkimet kanë arritur në përfundimin se mollët janë burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe mbrojnë trupin nga kanceri.
Studiuesit bien dakort se mënyra më e shëndetshme e ngrënies së mollëve është më mirë me lëkurë sesa vetëm tulin. Kjo është arsyeja pse të gjithë këshillojnë mollët bio. Sa i takon listës së vitaminave, mollët përmbajnë: tiaminë (vit. B1), riboflavinë (vit. B2), niacinë (vit. B3), acid folik (vit. B9), vitaminë A dhe Vitaminë C. Përmbajnë kripëra minerale si, kalium, hekur, kalcium, fosfor dhe zink.
Mollët këshillohen për ata që vuajnë nga koliti, hidratojnë trupin, mund të konsumohen nga diabetikët dhe janë një zgjedhje ideale për ata që duan të bien në peshë. Molla ka aftësi kundër plakjes dhe antikancer. Në ndryshim nga frutat e tjera, molla nuk favorizon fermentimin intestinal.