LSI: Haki Çako nxorri zbuluar Kryeministrin! Rama duhet ta shkarkojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ia vuri fajin radërave dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për  dështimin e të gjitha operacioneve për kapjen e drogës në det.

Në një letër drejtuar Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, Çako theksonte se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me intinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qendra e monitorimit detarë me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë koordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët.

Por pas ragimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Çako dhe Rama kanë dalë zbuluar në luftën kundër drogës.

Deputeti i LSI-së, Endrit braimllari me anë të një statusi në Facebook, thekson se Çako kërkoi të të tranferojë përgjegjësitë e veta tek forcat e Amratorura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës. Ndërsa thekson se Rama vetm për këtë mashtrim të madh duhet ta kishte shkarkuar menjëherë.

Ja postimi i Brahimllarit:

Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron gënjeshtrat e Haki Çakos për mosfunksionimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare.

Alibia e Haki Drogës dhe e klanit kriminal që e mban drejtor, kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Sulmi i tij dhe akuzat ndaj Forcave të Armatosura, që janë krenaria jonë në NATO, janë në fakt dëshmia më alarmante e mosfunksionimit të bashkëveprimit dhe koordinimit qeverisës që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit.

Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Kryeministri duhet ta shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! 

LSI: Haki Çako nxorri zbuluar Kryeministrin! Rama duhet ta shkarkojë

Elvana Gjata “tërbon” fansat, e gjitha me

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko