Propozimi për shpalljen e kësaj ure Monument Kulture u krye nga DRKK Vlorë dhe IMK, për vlerat arkitektonike që ajo mbart dhe duke e konsideruar atё pjesё tё natyrshme tё historisё dhe dinamikёs sё zhvillimit urbanistiko-arkitektonik tё Qendrёs Historike tё Himarёs
Ura e Prokopit në Bashkinë Himarë, është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Ura e Prokopit është një objekt me vlera monumentale dhe pjesë e historisë së zhvillimit dhe vazhdimësisë së ndërtimit të Qendrës Historike të Himarës. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, me urdhrin nr. 477, dt.14.07.2017, shpalli Monument Kulture të Kategorisë së Parë, “Urën e Prokopit” në Bashkinë Himarë. Propozimi për shpalljen e kësaj ure Monument Kulture u krye nga DRKK Vlorë dhe IMK, për vlerat arkitektonike që ajo mbart dhe duke e konsideruar atё pjesё tё natyrshme tё historisё dhe dinamikёs sё zhvillimit urbanistiko-arkitektonik tё Qendrёs Historike tё Himarёs. Ajo ndodhet në lindje të qendrës historike, në përroin që lidhte këtë qendër me lagjen përballë saj, ku ndodhet kisha e Shën Prokopit, nga e cila ka marrë emrin ura.Ura dhe kalldrëmi karakteristik, u ndërtuan në vitin 1878 nga himarjoti Vjero Kosta. Ura është një ndërtim solid me një hark rreth 4 m të lartë. Këmbët e saj janë mbështetur në shkëmbinjtë anësor të përroit. Lartësia e përgjithshme është rreth 7 m dhe gjerësia e kalldrëmit 3.80 m. DRKK Vlorë në kuadër të mbrojtjes, mirëmbajtjes, gjurmimit, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në zonën e Bregdetit të Himarës, vijon të eksplorojë vlerat monumentale të kësaj zone, duke propozuar dhënien e statusit Monument Kulture për objektet e kultit, ndërtimet me vlera të rralla inxhinierike dhe arkitektonike, si dhe rrënojat arkeologjike të zonës.
Zona të tjera kulturore në Himarë
– “Ura e Gjipesë”, apo ndryshe “Ura në Lumë, Vuno”, ndodhet pranë fshatit Ilias në rrugën që të çon te manastiri (ortodoks) dhe ku është edhe i famshi “Kanion” në në brigjet e detit Jon. Në mbledhjen e parë për vitin e kaluar të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve u shpall monument kulture Ura e Gjipesë.
-Kështjella e Himarës– Qyteti i vjetër i Himarës, dhe kalaja në vetvehte janë monumente të rëndësishme që kanë nevojë për mbrojtje që të mos pësojnë dëme të pandreqshme. Në kështjellë (kala) ekzistojnë shenja të pranisë së pandërprerë të banorëve vendorë Iliro-Shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Në këtë kështjellë vlen të veçohen objektet :
-Shën Maria– Kishë e stilit Bizantin me ikonën e Shën Marisë që konsiderohet çudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotet e nxirrnin për litani (lutje) popullore. Populli lutesh për të rënë shi. Gojëdhëna është se më të vërtetë çudia ndodhte.
-Kisha e Episkopale– Kishë e stilit Bizantin. Para ndërtesës së sotme të kësaj kishe, në portën e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjën dykrenare Iliro-Shqiptare. Ndërtesa e Kishës Episkopale i ka themelet mbi një ndërtesë të vjetër që ishte faltorja e Apolonit të Ilirisë.
-Kisha e Gjithëshenjtoreve– Ndërtuar më 1775 në hyrje të kalasë. Sot kjo kishë e rindërtuar funksionon si Mitropolia [Kisha Qendër] e Himarës.
-Manastiri i Shën Marisë– Atje ku fillon rrugën e tij rrëzë malit përroi i Gjipesë, në lindje te fshatit Ilias, gjëndet Manastiri i Shën Mërisë. Në lashtësi, ne epokën prekristiane, ka qenë një faltore e perëndeshes Artemisi. Atje shkohet vetëm me këmbë nga Iliasi, përgjatë bregut të thatë të përroit të Gjipesë.
-Kisha e Shën Theodhorit– Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi gjëndet Manastiri i Shën Theodhorit.etj.