Pas Holandës edhe Franca kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

0
229
Qeveria shqiptarare dhe kryeministri Edi Rama, e quajtën lajthitje lajmin se Holanda kërkonte rikthimin e vizave për Shqipërinë. Por tashmë këtë gjë po e kërkon edhe Franca.

Ministria e Brendshme Franceze deklaroi se në periudhën janar-gusht të këtij viti, 7256 shqiptarë paraqitën kërkesë zyrtare për azil në Francë, dyfish më shumë se 3 566 kërkesa nga Afganistani, Haiti, Sudani dhe Siria, që janë vende në luftë dhe në mizerje.

Tani qeveria franceze nuk sheh zgjidhje tjetër, përveçse të kërkojë të njëjtën gjë si dhe Holanda një muaj më parë: rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë, siç bënë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, duke kërkuar një klauzolë mbrojtëse për rivendosjen e vizave në rast të abuzimit me mikpritjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here