Disa ditë pas kapjes së një ngarkese të madhe me heroinë në Athine, mediat greke zbulojnë detaje të reja për bandën shqiptaro-greke. Për çudi, të 5 të arrestuarit, tre shqiptare e dy greke janë të gjithë pjesëtarë të komunitetit rom. Drejtuesi i grupit kriminal është një 47-vjecar shqiptar me emrin Xhoni, ndërkohë që pjese e bandës është edhe 27-vjeçari shqiptar me emrin Maradona.
Ai u tha policive se këtë emër ia kishte vënë i ati, pasi ishte fans i futbollistit të madh argjentinas. Policia greke arrestoi dhe një shqiptare 39-vjec dhe dy greke 19 dhe 41-vjec. Ata kishin ngritur në zonën ku jeton komunitetit rom në Athine, pikërisht në Nea Zoni Aspropirgo, një laborator të përpunimit të heroinës. Policia greke zhvilloi një operacion të mirëorganizuar ku përdori edhe dron për monitorimin e lëvizjeve te të dyshuarve, shkruan ‘BalkanWeb’.
Aty gjeti dhe sekuestroi 23 kg heroine, 38.8 gram marijuane, 16.5 kg përzierës dhe disa ngjitëse ku shkruhej “Selanik” dhe “Larisa” te cilat do vendoseshin mbi pakot me droge ne baze te destinacionit. Sipas policisë greke, droga vinte nga Turqia ndërkohë qe shpërndahej me pas ne Selanik, Larisa e Patra e ndoshta dhe ne Europen Perëndimore. Sipas policisë greke, kjo baze konsiderohet si një nga me kryesoret në Ballkan.