Sot pasdite do të mbledhet grupi parlamentar i Partia Demokratike.
Në orën 18:00 Lulzim Basha do të mbledhë grupin për të diskutuar për qëndrimet në seancën e parë plenare për këtë legjislaturë që do të zhvillohet nesër.
Këtë mandat të Kuvendit, kryetari i PD, Lulzim Basha do të jetë në Kuvend.
Demokratët kanë paralajmëruar se nuk do t’i votojnë emrat e propozuar nga Rama për qeverinë e re, 2 nga emrat më të kontestuar janë Ruci dhe Xhafaj.
Demokratët gjithashtu pritet të zgjedhin kryetarin e grupit parlamentar dhe emrat për komisionet.
Grupi i PD ka 43 deputetë, 20 deputetë janë të rinj, ndërsa qarqet e Korçës dhe të Shkodrës kanë më shumë emra të rinj.