Përse njerëzit e inteligjentë bëjnë gabime trashanike?

0
183

Njerëzit inteligjentë janë ata që fitojnë më shumë para, akumulojnë më shumë pasuri, dhe madje jetojnë më gjatë. Në pamje të parë, të qenit të zgjuar duket si diçka shumë e thjeshtë. Por ka një anë tjetër medalja.

Njerëzit inteligjentë kanë një reputacion për të bërë gabime “të trasha”, veçanërisht në situata që kërkojnë gjykim të shëndoshë. “Gjykimi i shëndoshë nuk është aq i shëndoshë”- Volter Pas dekadave kërkime, shkencëtarët po fillojnë më në fund të kuptojnë pse ndodh kjo.

Shane Frederick në Universitetin e Yale ishte midis të parëve, të cilët udhëhoqën këtë studim shkencor, që shpjegoi pse të menduarit racional dhe inteligjenca nuk priren të shkojnë “dorë për dore.” Në studimin e tij, Frederick u dha njerëzve disa probleme të thjeshta për t’i zgjidhur, si kjo e fundit: Një shkop dhe një top kushtojnë 1 dollarë dhe 10 centë.

Sa kushton topi? Frederick zbuloi se disa njerëz kanë tendencën që të japin përgjigjen e gabuar, duke thënë se topi kushton 10 centë. Ti, ndërkohë e dije se përgjigja e saktë ishte se topi kushtonte 5 centë dhe je plotësisht i justifikuar nëse po pyet veten, nëse ata më pak të zgjuarit ishin edhe ata që dhanë përgjigjet e gabuara.

Psikologët nga Universiteti James Madison dhe Universiteti i Torontos i bënë të njëjtën pyetje vetes. Ata bënë të njëjtin test logjik për qindra njerëz dhe krahasuan korrektësinë e përgjigjieve të tyre me nivelin përkatës të inteligjencës. Kërkuesit zbuluan se njerëzit e zgjuar kishin më shumë gjasa që të jepnin përgjigjien e gabuar, sepse ata bënin më shumë gabime mendore kur zgjidhnin probleme. Njerëzit inteligjentë janë më të prirur për të bërë gabime idiote për shkak të vendeve të “verbra” se si e përdorin logjikën.

Këto “pikat e verbra” ekzistojnë sepse njerëzit e zgjuar tentojnë të kenë më shumë besim te vetja përsa i përket aftësive të tyre të arsyetimit. Kjo është arsyeja sepse ata janë mësuar me të pasurit të drejtë dhe dhënien e përgjigjeve të shpejta që ata as nuk e kuptonin sepse po e “dreqosnin” kur përgjigjeshin pa i menduar gjërat. Mbase gjëja më e frikshme në lidhje me gabimet që njerëzit shumë inteligjentë bëjnë është se sa të pavetëdijshëm janë ata rreth tyre.

Njerëz nga të gjitha nivelet e inteligjencës u dorëzohen asaj që quhet “paragjykimi i vendeve të verbra”. Kjo është, ne dimë shumë mirë t’ua vëmë re të tjerëve gabimet dhe të tmerrshëm për të njohur gabimet e vetes sonë. Sa më idiot gabimi, aq më e vështirë është për një njeri inteligjent për ta pranuar që e ka bërë. “Unë e di se jam inteligjent për shkak se jam në dijeni të faktit se nuk di asgjë.”- Sokrati Duket sikur në jetën e përditshme nuk zgjidhim probleme të tilla si shkopi dhe topi , por truri që “punon” për zgjidhjen e këtyre problemeve është po i njëjti që “punon” në të menduarin e përditshëm.

Kështu që tendenca për të bërë gjëra idiote ndjek njerëzit e zgjuar në vendin e punës. Mendoni disa nga mënyrat më të zakonshme me të cilat njerëzit inteligjentë bëjnë “i gjuajnë vetvetes”.

Njerëzit e zgjuar kanë besim të tepruar te vetja

Një jetë me lavdërime dhe me rrahje supesh i bën njerëzit e zgjuar të zhvillojnë një besim gjakftohtë në inteligjencën dhe aftësitë e tyre. Ndërsa mbusheni me komplimente , është shumë e thjeshtë të presësh që gjërat të shkojnë ashtu siç e pret ti.

Por kjo është pritshmëri e rrezikshme. Njerëzit e zgjuar ndonjëherë nuk arrijnë dot të kuptojnë se kur kanë nevojë për ndihmë dhe edhe kur e kuptojnë një gjë të tillë janë të ndërgjegjshëm se askush nuk është mjaftueshëm i denjë për t’u dhënë ndihmën që duhet. Ata i sforcojnë njerëzit.

Njerëzit e zgjuar zhvillojnë personalitetet tipike të njerëzve që arrijnë më tepër se gjithë të tjerët, sepse gjërat u serviren shumë lehtë. Ata thjesht nuk e kuptojnë se sa shumë duhet që të tjerët të punojnë për të arritur të njëjtat gjëra, dhe për shkak të kësaj i nënvlerësojnë ata.

Ata gjithmonë kanë nevojë të kenë të drejtë

Është e vështirë për këdo që të pranojë ashtu siç i ka hije faktin se janë gabim. Është ende më e vështirë për njerëzit e zgjuar sepse ata rriten duke qenë të mësuar me faktin se kanë të drejtë gjithë kohës saqë bëhet pjesë e identitetit të tyre, shkruan businessmag.al. Për njerëzit e zgjuar, ta kenë gabim e perceptojnë si një sulm personal dhe të pasurit të drejtë një domosdoshmëri.

Ata vuajnë mungesën e inteligjencës emocionale

Ndërsa inteligjenca dhe inteligjenca emocionale nuk shkojnë në shina paralele (Njerëzit e zgjuar kanë mesatarisht të njëjtin nivel të inteligjencës emocionale me të tjerët), kur një person nuk ka inteligjencë emocionale (Emotional qoeficient ose EQ), është e dhimbshme për të. Këta njerëz me nivel të lartë të inteligjencës dhe me nivel të ulët të inteligjencës emocionale e shikojnë botën si meritokraci. Arritjet janë të vetmet gjëra që kanë rëndësi ndërsa njerëzit dhe emocionet e tyre pengojnë.

Ata dorëzohen kur dështojnë

Njerëzit e zgjuar bien shpesh në grackën e të parit të dështimit si fundin e botës, sepse suksesi i vazhdueshëm u krijon pritshmëri që ua bën të vështirë ta tolerojnë dështimin. Njerëzit që duhet të punojnë fort për atë që arrijnë kanë praktikën e duhur për të përballuar dështimin. Ata mësojnë ta përqafojnë atë sepse e dinë se dështimi është veç një hap larg suksesit.

Ata dështojnë në zhvillimin e kurajës

Kur njerëzit e zgjuar nuk mund ta kompletojnë diçka pa një sasi shumë të madhe mundimesh, ata tentojnë të ndihen të stresuar dhe të sikletosur. Kjo i bën që të bëjnë hamendësimet e gabuara, se nëse nuk arrijnë ta bëjnë diçka thjesht, ka diçka që nuk shkon te ta. Si rezultat i kësaj, njerëzit e zgjuar tentojnë të bëjnë diçka tjetër që u afirmon sensin e tyre të rëndësisë që kanë, në vend që të shpenzojnë kohë për t’i zhvilluar vetes kurajën që u duhet për të patur sukses në nivelet më të larta të mundshme.

Ata bëjnë shumë detyra në të njëjtën kohë

Njerëzit e zgjuar mendojnë vërtet shumë shpejt, saqë i bën edhe të paduruar. Ata preferojnë të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, kështuqë nuk do ta shpërdorojnë atë. Ata mendojnë aq shpejt saqë kur bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, u duket sikur po punojnë dhe po arrijnë të përfundojnë më shumë punë, por Universieti i Stanfordit ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë.

Mezi pranojnë reagimin

Njerëzit e zgjuar tentojnë të nënvlerësojnë opinionet e të tjerëve, që do të thotë se kanë probleme kur vjen puna që dikush është mjaftueshëm i kualifikuar për t’u dhënë reagimin për të cilin kanë nevojë. Jo vetëm që kjo tendencë pengon rritjen dhe performancën e tyre, ajo mund të çojë në marrëdhënie “toksike” profesionale dhe personale.

T’i sjellin të gjitha bashkë

Disave ky artikull mund t’u duket sikur po u zbehim vlerën njerëzve të zgjuar, por kjo nuk është e vërtetë. Disa nga dhuratat më të mëdha në jetë, duke përfshirë edhe inteligjencën e lartë, mund të vijë me sfida. Nëse nuk jeni i gatshëm t’i jepni një vështrim të sinqertë të gjithë pikturës, po e ‘shisni’ veç për një periudhë afatgjatë. Dhe kjo në vetvete nuk përbën zgjuarsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here