“Si gënjeva për virgjërinë për t’u martuar në Australi”, vajza nga Shiroka tregon vuajtjet që kaloi

0
179

Martesat me mblesëri të vajzave shqiptare, fatkeqësisht janë kthyer në drama për shumë prej tyre. Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj përmes Shkodra News.

Historia e saj:

Mallkuar qoftë kush na marton se u kemi ngelur në derë. Jam një vajzë 24 vjeçe nga Shiroka dhe 3 vite më parë më bane një djalë, burrë më saktë se ai ishte 35 vjeç që jëtonte në Australi. Edhe pse kishte shkuar atj qysh adoleshent prapë nusen e kërkonte të virgjër. Dhe kështu u fut një kushërirë e kojshies për mua. Unë vajzë e mirë jam, por një të dashur e kisha dhe unë.

Djali në një klasë me mua nuk pranoi të fejohes me idenë kena kohë dhe kështu nën presionin e familjes e prej inat të tij i thashë po atyre.  Kisha dëgjuar shoqe të miat të fakultetit, sidomos vajza nga Lezha e Puka që ishin qepur dhe kishin gjet alamet emigrantësh dhe kështu vendosa të baj.

Ndërhyrjen e bana në Tiranë me shumë pak lekë. Ika në Australi, burri nuk më ngjiste shumë por hajt thashë. Një mendje më thoshte do marr letrat do e ndaj e do marr ish-të dashurin se ndoshta do më dojë t’paktën për letra. Por kur shkova atje kuptova që burri pinte, madje dhe drogohej.

Kishte lidhje me njërën prej vitesh dhe veç me të dilte, por se merrte se ajo ishte kanadeze. Një tmerr. Me pak fjalë më kishte marrë sa për nanen e tij me shami në kry e me i shërby. Kam vuajtur shumë. Aty mendova ma mirë të kisha nejt me të dashurin tim, fundja ai më donte ashtu siç ishim edhe pse s’më premtonte gja.

U ktheva nga australi, familja u çmend por më pranuan në shpi. Dogja shkollën, u bana me nam si e ndame. Ish-i dashuri tani është i martuar me një vajzë shumë të mirë dhe unë veç e shoh sa i lumtur asht. Kjo është historia ime. Faleminderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here