Unë e kontrolloj email-in tim çdo ditë. Por sigurisht që ka edhe përjashtime në situata të ndryshme. Mua më pëlqen puna që bëj, oraret janë shumë fleksibël dhe unë jam nga ata një nga njerëz që të dielën vetëm fle gjumë nëse më pret një e hënë e ngarkuar. Por pavarsisht faktit se unë jam e apasionuar me punën time ajo që urrej më shumë janë: Mesazhet e shefit në ditë pushimi!!!
Sigurisht që ti nuk mund të mos i kthesh përgjigje eprorit tënd, por ndonjëherë bëhet aq e bezdisshme sa që më mirë do të ishte të ishe në zyrë duke punuar. Kur merr një mesazh të tillë, ty të duhet të ndezësh përsëri trurin, pavarsisht se je shkëputur nga bota në këto ditë pushimi.
Ti fillon të acarohesh duke menduar se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakoshme, thjesht shefi mendon se ti duhet të jesh gjithmonë në dizpozicion. Email-et janë një situatë në të cilën ti nuk do të doje të kishe asnjë adresë në rrjetet sociale, mundësisht as një numër telefoni, vetëm e vetëm që të shijoje ditën në vazhdim.
Ja se si mund ta bëni këtë:
1. Përgatit një mesazh paraprak
Ka një mënyrë me të cilën ti mund të përgjigjesh menjëherë pa u menduar gjatë: Një përgjigje aty për aty!
Nëse shefi juaj iu dërgon një email dhe më pas ai pret pret për një përgjigje, duket si një ditë e gjatë që nuk ka fund. Por nëse ata marrin një përgjigje të menjëherëshme ti nuk do ta kesh të nevojshme të kontrrollosh email-in në ditët në vazhdim. Duke i kujtuar se këto janë ditët e tua larg punës.
Trego që ti ke një personalitet të fortë dhe je e zënë duke bërë diçka tjetër të rëndësishme përtej punës. Ja si mund të jetë përgjigjia:
Përshëndetje,
Aktualisht nuk ndodhem në zyrë për festat e fundvitit. Do të jem në shtëpinë time me familjen time/duke udhëtuar/ duke shijuar gjelin e detit/ duke llogaritur sa shumë gjëra mund të ha pa u shëndoshur/ duke shijuar një gotë verë pranë oxhakut.
Unë do t’iu përgjigjem email-eve tuaja ditën e Hënë.
Gjithë të mirat/Gëzuar festat,[Emri juaj]
Përshendetje,
Aktualisht nuk ndodhem në tavolinën e punës. Ndoshta do të jem gjithë ditën duke ndezur fishekzjarre me fëmijët e mi. Bëj shaka! Por me rastin e festave të fundvitit/Vitit të Ri, unë nuk do të mund t’iu përgjigjem email-eve tuaja deri në datën 2 Janar.
Gjithë të mirat/Gëzuar festat,[Emri juaj]
2. Dërgo përgjigjen më të shkurtër të mundshme
Nëse nuk arrini ta realizoni opsionin e parë, por shefi juaj po iu dërgon mesazh pas mesazhi atëherë duhet të veproni ndryshe. Nëse mesazhi i tij ka diku të shkruajtur që “nuk është e rëndësishme t’i kthesh përgjigje”, atëherë mos e bëj! Më mirë do të ishte që mesazhi të mos ishte dërguar por, — duke qenë se është mesazh nga shefi – është më e thjesht të fikni notifications (njoftimet) në telefonin tuaj se sa të bindni shefin ta ndryshoj këtë zakon (dhe jo vetëm).
Nëse ai është akoma duke pritur përgjigjen tuaj, dërgoni një mesazh të shkurtër me një fjali që e bën të qartë që ti nuk je në orarin e punës. Shmangni shënimet e gjata si “Gëzuar Festat! Shihemi së shpejti!”.
Provoni më mirë diçka të tillë:
“Ky është një shënim për të thënë se unë do t’iu përgjigjem më hollësisht mesazheve tuaja kur të kthehem në zyrë.”
“Nuk mund t’i përkushtohem totalisht sot, por do ta rishikoj me vëmendje të hënën në mëngjes.”
“Do t’a kontrrolloj kur të kthehem në zyrë javën tjetër.”
Shefi juaj ndoshta i ka email-et pa limit – dhe ti mund të ndihesh e detyruar për t’iu përgjigjur në kohë si në një ditë të zakonshme pune. Por mos harroni: Ju duhet të përgjigjeni në një mënyrë të mirë menduar, që të mos përfundoni duke punuar edhe në ditët e pushimit. Ktheni një përgjigje të shkurtër e të qartë që ky raport të qëndroj i tillë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit. (BusinessInsider/Businessmag.al)