PD do të mblidhen sot grupin e re për të diskutuar me strukturat drejtuese për agjendat e tyre për sesionin e ri parlamentar. Në selinë blu do diskutohet mundësia që paralelisht me analizën e humbjes që do të nisë në fund të shtatorit, PD të futet në një proces të brendshëm zgjedhor duke lënë të kuptohet se edhe pse në bazë të statutit kupola drejtuese nuk e ka konsumuar ende mandatin pasi zyrtarisht u përfundon në nëntor të 2018-ës.
Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se Grida Duma ka gjasa të mëdha të propozohet nga kreu demokrat Lulzim Basha të drejtojë kreun e grupit parlamentar, ndërsa Edi Paloka do të vijojë të jetë një prej nënkryetarëve të PD-së.
Rivali i vetëm i Grida Dumës mendohet të jetë Enkeled Alibeaj. Ndërsa në vend të Edmond Spahos për postin e nënkryetarit, emrat e përfolur janë ai i Tritan Shehut dhe Aldo Bumçit.
Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretari Organizativ Enno Bozdo nuk do të jenë këtë këto poste. Në vend të Arben Ristanit, Basha do të zgjedhë në mes të Gent Strazimirit dhe Ervin Salianjit, ndërsa në postin e Sekretarit Organizativ kreu demokrat pritet të rikthejë Flamur Nokën.