Kamëz/ Sherr për pronën, 40-vjeçari plagos me thikë vëllain

0
166

Një sherr mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Kamëz. Policia e Tiranës deklaroi se ka arrestuar sot 40-vjeçarin Arjol Llapushi, banues në Kodër Kamëz, pasi ka plagosur me mjete prerëse për motive të dobëta vëllain e tij.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllain e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here