Ndarja nga jeta e aktores së madhe, “Marigoja” fjalë prekëse për Hajrie Rondon

0
441

Ndarja nga jeta e aktores Hajrie Rondo është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare.

Keqardhje për këtë humbje ka shprehur edhe aktorja Elvira Diamanti.

Në një lidhje për Repore Tv, Diamanti, e cila ka luajtur  edhe rolin e “Marigos” në komedinë “Përrallë nga e kaluara”, shprehet e tronditur për ngjarjen.

Kisha dalë për të blerë diçka dhe te TV e pashë, u trondita shumë, Hajria e donte shumë jetën. Ajo ka luftuar fort, që arriti të jetonte edhe kaq gjatë, pasi sëmundja ishte e rëndë. Janë disa gjëra që nuk i kemi në dorë. Më vjen keq për Hajrien, si grua, si njeri, për familjen e saj, por edhe artin”, u shpreh aktorja.

Ajo shtoi më tej se Rondo ka lënën si trashëgimi një krijimtari të pasur me role që kanë mbetur në memorien e njerëzve.

La një krijimtari të pasur, role që kanë mbetur në memorien e njerëzve. Një karrierë edhe si drejtuese në teatrin e Fierit, la shumë miq dhe kolegë, pasi ishte një kolege shumë e mirë”, tha Diamanti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here