A është kjo një “PO”? Rama paralajmëron sjelljen e mbetjeve në Shqipëri

0
251

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale se do të kthejë sërish për votim në Kuvend një projektligj për lejimin e importimit të mbetjeve.

Teksa u përgjigjej pyetjeve të depozituara nga opozita, nga foltorja e Parlamentit, Rama u ndal te interesimi i ligjvënësve të tjerë lidhur me këtë politikë:

“Kemi një politikë shumë të strukturuar… Do ta çojmë përpara me shumë vendosmëri”, u shpreh kryeministri, duke lënë të kuptohet se ekziston një plan nga qeveria “Rama 2” për lejimin e importit të plehrave.

Kujtojmë se një projektligj i tillë, “ngeci” në dosjet e Kuvendit vitin e shkuar, pas kundërshtive të shumta jo vetëm brenda Parlamentit, por edhe jashtë tij, me anë të protestave të shoqërisë civile.

Kujtojmë se një nga kauzat e Partisë Socialiste në fushatën e vitit 2013, ishte anulimi i ligjit për lejimin e importit të mbetjeve. Asokohe, ambientalistët dorëzuan edhe një kërkesë për referendum.

Ndërsa, vitin e shkuar, me kërkesën edhe të ricikluesve, “qeveria Rama” shkeli këtë kauzë duke hartuar një projektligj për lejimin e importit të një grupi të caktuar mbetjesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here