Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut, Farudin Hoxha.
Kryemadhi u shpreh se Hoxha është një prej akademikëve që la vepra të prekshme për gjithë vendin.
“Mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Profesor Farudin Hoxhes, të njeriut e punëtorit të palodhur, të Akademikut fjalëpak e punëshumë, kontributet e të cilit janë të prekshme në të gjithë vendin!”, shprehet Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së shton se “edhe pse nuk e kam njohur personalisht, njoh e nderoj dimensionet e emrit e të kontributit të tij të vyer, ndaj bashkë me nderimin për gjitha sa Profesor Farudin Hoxha i ka dhënë e i la Shqipërisë, shpreh keqardhje e dhembje për largimin nga jeta të një njeriu e qytetari, që jo gjithmonë mori gjatë këtyre 27 viteve të fundit mirënjohjen e nderimin që meritonte! U prehtë në paqe!”.