Vajza e akademikut Farudin Hoxha, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, Juli Hoxha ka dhënë në faqen e saj në Facebook, mesazhin e fundit për babanë e saj.
“E bekuar si bija jote, me gjithë dashurinë që më dhe, me gjithçka më mësove dhe edukove. Ti je në themel të asaj ç’ka jam. Krenare për ty babush! Të qoftë dheu i lehtë!”, shkruan vajza e inxhinierit të njohur.
Emrin e inxhinierit Farudin Hoxha e mbajnë disa nga veprat kryesore energjetike në vend.
Hoxha është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë, për arritjet në punën studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimeve hidroenergjetike.