Vënia në zbatim e planit urbanistik në zonën e Himarës dhe dyshimet për sjellje arrogante të forcave të rendit me disa banorë që i përkasin minoritetit, pronat e të cilëve janë prekur nga ky plan, ishte një pyetje që i solli në mendje kryeministrit Edi Rama, kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen.
Duke mohuar kategorikisht që në atë zonë janë bërë punime për të dëmtuar minoritetin grek, Rama tha: “Në atë zonë është zhvilluar një proces krejt normal dhe integral. Në atë proces nuk ka asnjë interes, e kam thënë dhe e përsëris për të gjithë ata që janë të shqetësuar, qoftë edhe Vangjeli, që as vetë se di me kë parti është tani. Të sjellin një dokument të vetëm që tregon se në atë zonë ka një veprim asimetrik me çka ndodh nga Tropoja deri në Konispol”,- tha ai.