Një kamion i dyshimtë i parkuar pranë katedrales “Sagrada Familia” në Barcelonë ka alarmuar autoritetet. Policia ka evakuuar katedralen dhe stacionin e metrosë aty pranë. Për momentin zona është e siguruar dhe situatën e kanë marrë në dorë forcat anti-terror.
“El Pais” raporton se policia katalanase ka urdhëruar që qytetarët të mos i afrohen zonës së mbyllur.
Paralelisht me rrethimin e zonës pranë katedrales, policia ka marra menjëherë masa për të ‘blinduar’ stadiumin Camp Nou disa rrugë më larg, ku po luhet ndeshja Barcelona-Juventus, e vlefshme për grupin “D” të Ligës së Kampioneve.