Edhe pse ditët e nxehta kanë mbaruar disa kanë zgjedhur të pushojnë. Ashtu ishte dhe fati i një pushuesi polak sot.
Zgjodhi keto ditë shtatori duke u bërë ballë disa dallgëve. Por kishte harruar që ishte i vetëm dhe se për shtetin pushimet janë vetëm disa ditë para zgjedhjeve.
Fotot ekskluzive të mbërritura pranë gazetës standard tregojnë se nje polic i vetëm shihet duke ndenjur me celular në dorë por duke mos parë se çfarë po ndodh nga deti.
Vallë janë të çmendur të gjithë ata që janë në breg dhe po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të shpëtuar atë njeri ?
Një vendim i Këshillit të Ministrave, i vitit 2016 përcakton qëndrimin e një vrojtuesi mbi një kullë 3 metra të lartë për çdo 250 metra plazh. Por në vijën bregdetare shikohen vetëm disa kulla bosh. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, vrojtuesit punësohen nga bizneset që shfrytëzojnë plazhet, por është pushteti vendor që e kontrollon zbatueshmërinë e këtij rregulli. Por kur jemi në kulmin e sezonit turistik, asnjë njësi vendore nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për të penalizuar bizneset apo për ta ndryshuar situatën. Kullat e vrojtimit vazhdojnë të qëndrojnë bosh njësoj, ndërsa vendimi i qeverisë injorohet hapur nga të zgjedhurit vendorë.