Një avion i “Turkish Airlines” është evakuuar pas një alarmi për bombë në Aeroportin e Bonnit, në Gjermani.
Avioni kishte nisur të futej në pistën e fluturimit kur u detyrua të ndalohej në mënyrë urgjente.
“Ishte e qartë se telefonuesi kishte në objektiv një fluturim të ‘Turkish Airlines’”, tha një zëdhënës i policisë për “Die Welt”.
Ndërsa një tjetër zyrtar tha për “Bild” se “teksa avioni përgatitej të nisej erdhi një telefonatë dhe e anuluam.”
Të gjithë pasagjerët u evakuuan nga avioni që pritej të nisej për Stamboll ndërsa oficerët me qen zbulues kontrolluan avionin.