Angli, princi George në rrezik arrestohet gruaja në shkollën e tij

0
289

Princi George u kthye në shkollën e tij sot pasi një femër u arrestua sepse tentoi dy herë të hynte në shkollën e princit.

Mbreti i ardhshëm u shoqërua në shkollën e tij, “Thomas’s Battersea”, nga një karvan makinash të zeza, ndërsa Princi William dhe Kate qëndruan në shtëpi.

Gruaja 40-vjeçare u arrestua nga oficerë të fshehtë policor në oborrin e shkollës dje pasdite.

Mësuesit ishin të alarmuar pasi e njëjta grua kishte qenë një ditë më parë në ndërtëse si një vizitore legjitime.

Ajo u arratis kur u pikas nga stafi, por u pa sërish aty afër dhe u arrestua, me dyshimin për vjedhje të tentuar.

Tre policë, dy meshkuj dhe një femër, folën shkurtimisht me gruan.

Ajo u kontrollua, dhe më pas u shoqërua në makinën e policisë.

Gruaja u mor në pyetje në një stacion të policisë jugore të Londrës natën e kaluar dhe një pistë hetimi është se ajo është një “individ i fiksuar” pas çiftit mbretëror.

Princi nuk ishte i pranishëm në kohën e asnjërit të alarmeve të sigurisë, sepse si një nxënës i ri ai e lë shkollën në mesditë.

Një rishikim i madh u nis mbrëmë pasi ngarja është quajtur një shkelje e papranueshme e sigurisë.

Por incidenti shton frikën se çfarë mund të kishte ndodhur nëse gruaja do të ishte terroriste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here