Një ish-pacient i një spitali psikiatrik ka sulmuar shtatë persona në Tuluz të Francës. Mes tyre edhe tre efektivë policie. Në momentin që kreu sulmin ai u dëgjuar tek bërtiste “Allahu Akbar”.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez Toulouse mesditën e djeshme. Pas ardhjes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në makinën e policisë, agresori 42-vjeçar bërtiste në gjuhën arabe “Allahu Akbar”