Xhensila dhe Besi po shijojnë pushimet e para bashkë si burrë e grua dhe me të vërtetë, muaji i tyre i mjaltit ngjan shumë i mjaltë.
Ata po bëjnë plazh në një prej parajsave bregdetare, Maldive, dhe po flenë as më shumë e as më pak se në hotelin Four Seasons, një prej rrjeteve më të famshëm në botë, me këtë pamje.
Ata mbërritën dje dhe Xhensila hëngri darkë tashmë si zonja Kallaku, siç shkruhet edhe në këtë zarf të Four Seasons. Është e qartë se rezervimi është bërë me emrat Besart dhe Xhensila Kallaku.
Mirëpo Xhensila, bijë e Myrtezajve, sikur s’po ambientohet dot me mbiemrin e ri.
Ata po eksploronin natyrën e Maldiveve me biçikleta, ku ishin shkruar inicialet e mbiemrave të tyre: B.K për Besin dhe X.K për Xhensilën, mirëpo ajo u kujdes që ta mbulonte inicialin e mbiemrit nga biçikleta e vet.
Dhe nuk i vëmë faj. Shaka shaka, po s’është e thjeshtë të ndryshosh mbiemrin pas 24 viteve.