Vasili: Pirja e gjakut të popullit, ky është pohimi më i vërtetë i kryeministrit

0
175

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili e ka sulmuar Ramën për deklaratën e tij në grupin parlamentar të PS-së për “prijen e gjakut të popullit”.Vasili thotë se kjo ishte një shaka e Ramës që në një farë forme nxori të vërtetën në shesh.

“Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku”, shkruan Vasili.

Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.

Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?
Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.
Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here