Pas tragjedisë së zjarrit në Londër, i cili i mori jetën të paktën 80 personave në muajin qershor teksa “Grenfell Tower” u shkrumbua. Flora dhe Farhad Neda, nënë e bir, ndër të paktët të mbijetuar nga ngjarja kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar atë ditë.
Në një intervistë për The Telegraph, dy familjarët tregojnë se ndryshe prej shumë prej banorëve të ndërtesës që u ngjitën në katet e sipërme pasi besonin se në taracë do të gjenin helikopterë të gatshëm për ti shpëtuar, nënë e bir bënë të kundërtën, por në fund ia dolën.
“Rreth 40 persona kanë vdekur vetëm për shkak se u ngjitën në çati pritur helikopterin e shpëtimit. Ndërsa zbritëm në katet e poshtme na u desh të kalonim mbi trupat e njerëzve të vdekur. Që të mos trembja nënën time i thoja që ishin tuba zjarri”, thotë Farhad.
Në mesin e viktimave nga zjarri ishte edhe babai i Farhad, i cili vendosi të mos i ndiqte ata për të shpëtuar veten.