Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Itali, dëshmon shoku: Po rrinim të dy në makinë kur dikush…

0
174

Pas ekzekutimit të 24-vjeçarit shqiptar me dy plumba në Itali, vjen dëshmia e shokut të tij e cili bashkë me të në vendin e ngjarjes. Mediat italiane raportojnë se pasi është marrë në pyetje nga policia, i riu shqiptar rrëfehu se ata duke ndenjur në një makinë para një lokali nate në Brianza, pranë rrugës Milano-Meda.

 

 

Mediat shkruajnë se shqiptari kishte dëshmuar se: Një makinë u afrua dhe nga aty zbriti një burrë, që iu afrua makinës tonë dhe qëlloi me dy plumba ndaj shokut tim, Më pas iku me vrap”, është shprehur për policinë shoku i viktimës.

Sipas të dhënave që ka policia, i riu që u vra dhe shoku i tij, nuk janë të skeduar për ndonjë krim. Kjo ka bërë që policia ende të mos e gjejë motivin e ngjarjes së rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në Monza të Italisë, ndërsa shqiptari vdiq në spital. Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i tij dhe i shokut të tij shqiptar. Sakaq, ‘Corriere’, referuar burimeve policore shkruan se dy të rinjtë nuk janë emra të skeduar. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here