Dietë apo stërvitje: Ku duhet të përqëndroheni nëse doni të shmangni rrezikun e sëmundjeve të zemrës

0
149

Dihet që dieta ushqimore dhe stërvitja janë thelbësore dhe shumë të rëndësishme për mirëqenien dhe linjat trupore. Mënyra më e mirë për të përmirësuar shëndetin në përgjithësi, është t’i përmbaheni udhëzimeve të rekomanduara, si: konsumi i frutave, perimeve dhe proteinave të varfra të shoqëruara me aktivitet aerobic dhe trajnim rezistence). Po çfarë duhet të bëni, nëse doni të arrini diçka më specifike, si të humbni një masë apo të ulni rrezikun nga sëmundjet e zemrës? Hulumtimet tregojnë se, në raste të caktuara, do të keni rezultate më të shpejta e më të mira, nëse përqendroheni më shumë vetëm te njëra prej mundësive të sipërpërmendura.
NËSE DONI TË SHMANGNI RREZIKUN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS
Përqendrohuni te stërvitja: për shëndetin e zemrës, është më e rëndësishme të jesh i aftë fizikisht, sesa një indeks i mirë peshe. Përveçse ndihmon në shëndetin fizik, stërvitja ul nivelin e stresit, të kolesterolit dhe rrit qarkullimin e gjakut. Kombinimi i këtyre të triave, përmirëson shëndetin e zemrës më shumë sesa një dietë e kontrolluar.
Si të veproni: e mira është të merreni me aerobi (kardio) dhe aktivitete si vrapimi ose pedalimi i biçikletës, për të paktën 150 minuta në javë. Intensiteti i stërvitjes duhet të vijë duke u rritur gradualisht, nga niveli i ulët në atë më energjik, në mënyrë që të rrisni kapacitetin kardiak pa e mbingarkuar trupin. Dy herë në javë, duhet të bëni një seancë 20-minutëshe për trajnimin e rezistencës, si për shembull të ngrini pesha. (Këto seanca mund të bëhen në ditët që praktikoni aerobinë ose në ditë të alternuara.) Të dyja këto disiplina, e bëjnë zemrën të pompojë më shumë gjak, gjë që e forcon atë. I keni inat ushtrimet? Atëherë, edhe ecja konsiderohet e vlefshme për ushtrimet e zemrës. Vetëm sigurohuni që të keni me vete një pajisje që të masni intensitetin e aktivitetit, duke vendosur një objektiv prej 10 000 hapash në ditë, ose rreth 8 km, që ju sigurojnë dozat minimale ditore të stërvitjes kardio. Për të shtuar rezistencën, gjatë shëtitjeve mbani peshë në duar dhe mundohuni të përfshini të tatëpjeta në rrugën tuaj.
Gjithashtu: uluni më pak gjatë gjithë ditës. Sa më shumë të qëndroni ulur, aq më shumë rrisni rrezikun e sëmundjeve të zemrës (dhe diabetit). Mirela Andoni) Kur qëndrojmë ulur për periudha të gjata, enzimat në muskujt e pasmë të trupit ndryshojnë. Kjo ndikon në mënyrën se si veprojnë glukoza dhe lipidet në metabolizëm, gjë që çon në rritje të nivelit të kolesterolit të keq. Shmangni pozicionin ulur për më shumë se dy orë, përfitoni për të bërë një pushim të shkurtër, ngrihuni dhe lëvizni për disa minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here