11 vjeçari Frank Giaccio nga Falls Church në Virxhinia është padyshim një sipërmarrës i zoti pasi arriti të sigurojë sot në mëngjes një klient të mirë për biznesin e tij të korrjes së barit – Shtëpinë e Bardhë. Frank u ftua sot në mëngjes të fillonte punën pasi i shkroi një letër presidentit Trump ku i kërkonte të ofronte shërbimin e tij për barin e Shtëpisë së Bardhë. Ai kërkon 8 dollarë në orë për shërbimin e tij dhe e ka filluar ‘biznesin’ e tij në lagje duke u ofruar shërbimin komshinjve.