Pas dasmave dhe përfundimit të punëve në projektin e ri ‘Skifterja e zemrës’ në bashkëpunim me Klajdin nga Threedots, Besi dhe Xhensila më në fund kanë marrë rrugë për muajin e mjaltit.
Në një prej resorteve më luksoze të Maldiveve, dyshja po relaksohen duke shijuar bukuritë e bregdetit të ishullit të oqeanit Indian.
E si të gjithë të tjerët, edhe Besi me Xhensilën kanë nisur të përdorin bicikletat për të lëvizur nëpër kompleksin e madh.
Me inicialet në bicikletë, Besi përmes fotografisë vetëm se ka ngjallur kuriozitetin e fansave.