Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka thënë mendimin e saj në lidhje me deklaratat negative të ish-kryeministrit Sali Berisha për këshilltarët e kryedemokratit Lulzim Basha.
Në emisionin “Kjo Javë” në News 24, teksa gazetarja i kujtoi deklaratën e Berishës në emisionin “Fakt” në Syri.net, se këshilltarët e zgjedhur nga Basha ishin mizerabël, Grida Duma u shpreh, se nuk mund të komentojë mbi asnjërin prej kolegëve, anëtarëve apo kontribuuesve të Partisë Demokratike.
Duma komentoi edhe marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Si me këdo, si me të gjithë kolegët. Kam komunikim, është normale kjo gjë,” tha ajo.